Moti i keq ‘pushton’ Rrugën e Kombit, ja si paraqitet situata

Shqipëria

Moti i keq ‘pushton’ Rrugën e Kombit, ja si paraqitet situata

Më: 9 janar 2024 Në ora: 12:05
Rruga e Kombit

Rënia e temperaturave përgjatë 24 orëve të fundit është shoqëruar me reshje të dobëta në zonat e thella malore mbi 700 m dhe stuhi në qarkun e Kukësit.

Në zonat e larta malore si në Shishtavec e fshatrat përreth ka patur mjegull të dendur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Komisioni i Mbrojtjes Civile pranë Prefekturës informoi se të gjitha rrugët nacionale janë të kalueshme.

Nga subjektet kontraktore ka vazhduar puna gjatë gjithë kohës për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Edhe Rruga e Kombit është përfshirë nga reshjet e borës, por sipas njoftimit të kompanisë mirëmbajtëse sasia e borës është shumë e vogël. Sipas kompanisë temperaturat janë shumë të ultë dhe ka rrezik ngricash dhe lagështia e tepërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat