Nga sulmet ndaj rebelëve Houthi, te pajisja e Kosovës me raketa, deputeti i njohur “shuplakë” Ramës: Pse nuk reagon kryeministri

Shqipëria

Nga sulmet ndaj rebelëve Houthi, te pajisja e Kosovës me raketa, deputeti i njohur “shuplakë” Ramës: Pse nuk reagon kryeministri

Më: 13 janar 2024 Në ora: 10:59
Edi Rama

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka lëshuar akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Shehu shtron pyetjen se pse qeveria nuk reagon në lidhje me sulmet e SHBA dhe të Britanisë ndaj rebelëve Houthi apo dhe për pajisjen nga SHBA të Kosovës me raketa.

Reagimi i Shehut:

„Amerikanizmi“ qe fsheh „antiamerikanizem“ e „anti perendim“!

Kjo jo vetem per Ramen&Co ne qeverisje.

Por dhe per ata “opozitare por amerikane”, qe vetem heshtin kur duhet folur ne mbeshtetje te amerikanizmit!

Natyrshem duhet pyetur Rama, per cilat aresye kjo Qeveri hesht edhe keto dite kur ShBA, Britania po godet bazat pirateske te terroristeve Houthi ne Jemen.

Pse nuk solidarizohet ne parim me keto aksione ne mbrojtje te tregtise, lirive, pavaresisht mundesive e dimensioneve tona reale?

Kete e kane deklaruar vendet e tjera Perendimore.

Solidarizim e mbeshtetje, qe e deklaroi dje edhe Kosova.

Ndersa ketu, nje vend antar i NATO, heshtet nga Rilindja si dhe nga te gjithe ata, qe kerkojne te fshihen nen „flamurin e amerikanizmit“…..

Asnje shpjegim nga Qeveria per aventurat e Shqiperise ne KS apo dhe Asamblene e OKB, ndesh me voten amerikane per Lindjen e Mesme, kur duhej sinkron me ate.

Sinkron ne keto politika globale, vecanerisht per ato zona te komplikuara larg nesh, ku as kemi interesa specifike e as influencojme dot!

Asnje falenderim per ShBA per dhenien e raketave Kosoves., nje vendim gjeo strategjik ky.

Asnje kritike per Qeverine, qofte dhe prononcim nga te vete quajturit “opozitare pro amerikane”, per keto pozicione te maxhorances ndesh me ShBA, me interesat tona kombetare.

Te cilet kur eshte fjala per te fshehur „pazaret“ ne kurriz te demokracise sone, apo friken e tyre ndaj te vertetes, nuk lene rast pa tundur „amerikanizmin“ e tyre!

Ashtu si dhe Rama vepron, qofte edhe ne Parlament!

Nje “dry” i madh ja mbyll gojen Rames per te shprehur “amerikanizmin” pikerisht per keto ceshtje strategjike, e domosdoshme kjo!

Nuk perjashtohet te jete po ai “dry” edhe ne gojen e atyre pseudo “opozitareve pro amerikane”!

“Egzaminimet” deri tashti flasin per burime te njejta “infeksioni”….

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat