Dy lëkundje të forta tërmeti “shkundën” Shqipërinë, ja ku ishte epiqendra

Shqipëria

Dy lëkundje të forta tërmeti “shkundën” Shqipërinë, ja ku ishte epiqendra

Më: 14 janar 2024 Në ora: 08:25
Foto ilustrim

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme janë ndjerë lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri rreth 23:17. Sipas Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEUM, lëkundjet kanë qenë me magnitudë 4.3 ballë dhe me epiqendër në Cërrik.

Pak minua më pas, është shënuar edhe një tjetër lëkundje, me magnitudë rreth 3 ballë, në po të njëjtën epiqendër.

“Në datën 13 janar 2024, ora 23:17:51 (ora lokale), Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEUM ka regjistruar një termët të madhësisë M4.3 sipas shkallës Rihter, me thellësi të vatrës 20.8 km. Epiqendra është lokalizuar në Shalës, Elbasan , 3 km në Perëndim të Cërrikut”, njofton IGJEUM.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytete të tjera, si Elbasan dhe Tiranë.

Fillimisht u raportua për lëkundje me magnitudë 4.6 ballë.

Image
Detajet për tërmetin
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat