Moti i keq/ Vështirësi në qarkullimin e automjeteve në aksin nacional Berat-Poliçan-Skrapar, raportohet për rrëshqitje gurësh në rrugë

Shqipëria

Moti i keq/ Vështirësi në qarkullimin e automjeteve në aksin nacional Berat-Poliçan-Skrapar, raportohet për rrëshqitje gurësh në rrugë

Më: 20 janar 2024 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Moti i keq që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm ka përshirë të gjithë territorin e vendit, duke shkaktuar probleme të shumta në qarkullim, dhe bllokim të disa zonave kryesisht në veri.

Situatë problematike është regjistruar edhe në qarkun e Beratit, ku shirat e rrëmbyeshëm kanë sjellë problematika të shumta në aksin nacional Berat-Poliçan-Skrapar.

Në fshatrat Vodicë dhe Fushë-Peshtan po vijon rrëshqitja e gurëve në rrugë, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve në këtë aks.

Situata vijon të jetë e njëjtë që prej mëngjesit të sotëm dhe për këtë arsye bashkia e Poliçanit ka vendosur në këtë segment rruge punonjës të mirëmbajtjes, për të normalizuar situatën në rrugë. Kjo rrugë është problematika sa herë që bie shi dhe mjaft e rrezikshme në qarkullim, sidomos gjatë natës pasi aksi nuk ka as drita.

Një prej punonjësve të mirëmbajtjes së bashkisë Poliçan pohon se, ata janë çdo ditë në gatishmëri në këtë rrugë për të hequr e pastruar rrugën nga gurët që bien vazhdimisht nga zona kodrinore, rënie që janë të shpeshta e çdo ditë të pranishme, sidomos në ditët me shi, raporton News24.

Duke shpjeguar edhe rrezikun që paraqet kjo rrugë nga rrëshqitjet për automjetet që qarkullojnë aty, punonjësi i mirëmbajtjes konfirmon se problematikat më të mëdha nga rrëshqitjet e gurëve në rrugë janë në hyrje të qytetit të Skraparit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat