'Kujdes nga mesazhet', Policia thirrje për qytetarët

Shqipëria

'Kujdes nga mesazhet', Policia thirrje për qytetarët

Më: 22 janar 2024 Në ora: 23:27
Ilustrim

Policia e Shtetit ka ripërsëritur thirrjen që qytetarët të kenë kujdes me mesazhet që ju dërgohen nga adresa të ndryshme iCloud përdoruesve të “Apple”.

Referuar njoftimit të djeshëm të Krimit Kibernetik, personave që marrin këto mesazhe iu premtohen të ardhura në valuta të huaja duke pasur si kriter vetëm përdorimin e aparatit të tyre celular dhe të interesuarit më pas duhet të komunikojnë në aplikacionin “Telegram”.

Ndërkohë, në njoftimin më të fundit të policisë bëhet me dije se autorët që dërgojnë këto mesazhe për të fituar besueshmëri, përdorin emërtimet e institucioneve të ndryshme shqiptare.

Policia thotë që në asnjë rast, qytetarët nuk duhet të klikojnë apo të plotësojnë formularë pa u siguruar që faqja nga e cila ju ka ardhur mesazhi, është faqja zyrtare e institucionit.

Megjithatë, nëse qytetarëve ju ka ardhur një mesazh i tillë dhe kanë shpërndarë të dhënat personale, apo nëse janë mashtruar nga një aktivitet i tillë, policia i fton që të paraqiten para zyrave të tyre.

Në vijim të njoftimit të ditës së djeshme, të strukturave të Hetimit të Krimeve Kibernerike, i cili bënte fjalë për mesazhe (iMessage), që iu dërgohen nga adresa të ndryshme iCloud, përdoruesve të Apple, ju informojmë se:

Autorët që dërgojnë këto mesazhe, për të fituar besueshmëri, përdorin emërtimet e institucioneve të ndryshme shqiptare, siç është rasti i fundit i konstatuar, nga një adresë joreale e Postës Shqiptare.

Në asnjë rast mos klikoni dhe mos plotësoni formularë, pa u siguruar që faqja nga e cila jeni kontaktuar, është faqja zyrtare e institucionit.

Nëse ju ka ardhur një mesazh i tillë dhe ju keni shpërndarë të dhënat tuaja personale apo nëse jeni mashtruar nga një aktivitet i tillë, ju ftojmë të paraqiteni pranë zyrave tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat