Shpëtuan çiftin zviceran në Korab, Bashkia Dibër vlerëson të rinjtë dhe policët

Shqipëria

Shpëtuan çiftin zviceran në Korab, Bashkia Dibër vlerëson të rinjtë dhe policët

Më: 28 janar 2024 Në ora: 14:40
Foto ilustrim

4 të rinjtë nga Kalaja e Dodës së bashku me dy policët e kufirit dhe grupi i kërkim shpëtimit malor të Kosovës, që bënë të mundur shpëtimin e dy turistëve zviceran të cilët në 21 janar u bllokuan nga orteku në malin e Korabit, janë nderuar me certifikata mirënjohje nga Bashkia e Dibrës.

Policët Ramadan Përzhilla, Tefik Istrefi, si dhe banorët Pëllumb Lamallari, Korab Visha, Alfred Lita, dhe Zekri Brika, sfiduan temperaturat  -25 gradë në bjeshkët e korabit për të shpëtuar turistët.

Për këtë veprim ata sot kanë mirënjohjen e të gjithëve.

Të gjithë së bashku me grupin e Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës, iu përgjigjën thirrjes për ndihmë dhe reaguan në kohë rekord duke u ardhur në ndihmë çiftit zviceran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat