Asnjë rast me fruth në Gjirokastër, specialistët dalin në terren për sensibilizim

Shqipëria

Asnjë rast me fruth në Gjirokastër, specialistët dalin në terren për sensibilizim

Më: 28 janar 2024 Në ora: 16:27
Foto ilustrim

Specialistët e Shëndetit Publik në Gjirokastër po sensibilizojnë popullatën për parandalimin e infektimit nga virozat e stinës dhe fruthi.

Ata po zhvillojnë takime sensibilizuese në institucionet arsimore, mjediset publike, aktivitetet e biznesit për mënyrat dhe domosdoshmërinë e zbatimit të masave parandaluese për sëmundjet infektive.

“Doktorët por qoftë dhe infermierët e Drejtorisë së Shëndeti Publik Gjirokastër tashmë janë në terren,  në të gjitha shkollat e qytetit, shkollat 9-vjeçare, kopshte, çerdhe duke bërë promocion dhe duke biseduar me mësuesit , me nxënësit për çdo lloj shenje që ata mund të kenë  që ne të jemi në kohë duke  parandaluar çdo lloj virusi që mund të kemi në rrethin e Gjirokastrës, situata  paraqitet e qetë ka raste që ne  i ndjekim dhe i hetojmë por deri tani nuk kemi ndonjë rast të sëmundjeve infektive  siç është fruthi apo sëmundje të tjera”,-tha Edi Sinojmeri, drejtor i njësisë vendore të kujdesit shëndetësor në Gjirokastër.  

Gjirokastra është një ndër qytetet që ka mbulesën më të lartë vaksinale sa i takon gripit, ndërsa vijon injektimi i vaksinës.

“Në qoftë se vitin e kaluar kishim 3 300 vaksina të gripit  këtë vit kemi aplikuar   4 500 vaksina të gripit dhe kemi marrë  rreth 500 doza të tjera”,-u shpreh doktori.

Përgjatë muajit janar në Gjirokastër është regjistruar një numër i lartë i banorëve të prekur nga virozat e stinës por kjo situatë nuk është shoqëruar me komplikacione të rënda shëndetësore tek qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat