Vetëvrasja e policit, Balla: Duhet më shumë përkujdesje

Shqipëria

Vetëvrasja e policit, Balla: Duhet më shumë përkujdesje

Më: 30 janar 2024 Në ora: 00:51
Taulant Balla

Vetëvrasja e policit Arbjen Pjeçi me armën e shërbimit në zyrën e tij në Durrës, po hetohet nga strukturat e policisë për të gjetur shkaqet. Ministri i Brendshëm Taulant Balla komentoi ngjarjen pas analizës së punës së bërë në këtë drejtori vendore.

“Nuk na dha mundësinë që ta merrnim në konsideratë një ankesë prej tij. Na duhet në fakt një përkujdesje më e madhe dhe një komunikim më i hapur dhe më miqësor me çdo punonjës policie në të gjitha nivelet për të kuptuar dhe problematikat e tjera.”

Nisur nga vetëvrasja e Bedrie Lokes, ministri mbështeti idenë e ndalimit të përdorimit të rrjeteve sociale nga personat nën 16-vjeç.

“Për të ndaluar përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën 16 vjeç mendoj se është një ide e mirë.”

Ministri i Brendshëm nga Lezha pas takimit në këtë drejtori u pyet nga gazetarët edhe për fatin e Ervis Martinajt. 

“Mbetet një gurë peshe i rëndësishëm sa i përket llogaridhënies sonë ndaj publikut dhe ligjit. Besoj se nuk do jetë e largët dita kur të kemi një komunikim për këtë çështje.”

Më herët në Shkodr ministri i Brendshëm kërkoi të zbardhen ngjarjet kriminale pa autor.

“Janë 45 ngjarje kriminale nga viti 2005 me vrasje e këtej për të cilat u informova. Këto ngjarje të vjetra janë burim i ngjarjeve të reja, të paktën këtë na ka mësuar historia. Detyra e policisë është t’i parandalojë.”

Theksi i ministrit te brendeshm gjatë takimeve ka qenë edhe përgatitja e planit të punes sa i përket përballimit të fluksit turistik që për këtë vit pritet të jetë edhe më i lartë se një vit më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat