Fshehja e ngjarjes! Punëtori i aksidentuar u trajtua në Spitalin Amerikan dhe Inspektoriati nuk u njoftua

Shqipëria

Fshehja e ngjarjes! Punëtori i aksidentuar u trajtua në Spitalin Amerikan dhe Inspektoriati nuk u njoftua

Më: 31 janar 2024 Në ora: 22:51

Një fenomen mjaft i përhapur që lidhet me aksidentet në punë, është edhe fshehja apo mos-raportimi i episodeve.

Kjo, heq përgjegjësitë nga kompanitë dhe pamundëson proceset e dëmshpërblimeve për të dëmtuarit apo familjarët e viktimave.

Një rast i tillë është edhe aksidentimi në punë i shtetasit Përparim Kurti, i cili ra nga skela dhe iu rrezikua jeta. Çuditërisht ai nuk u dërgua te Spitali i Traumës, por tek spitali “Amerikan 1” që ndodhet ngjitur me spitalin shtetëror të specializuar pikërisht për këto dëmtime. Ngjarja ka ndodhur në 9 Gusht të vitit 2020, në kantierin e ndërtimit të nënkalimit tek ish sheshi “Shqiponja”. I dëmtuari Kurti, shërbente pranë subjektit Fatos Vreta, i cili ishte nënkontraktor për punimet në Lotin 1 dhe 2 për Unazën e Re.

“Nga firma kemi pasur jelek dhe kokore ky ka qenë sigurimi teknik. Ditën e aksidentit, krejt faji ishte i sigurimit teknik. Unë rashë nga skela, krejt faji është i firmës, ato dërrasat duhet të gozhdohen”, u shpreh Përparim Kurti, i aksidentuar në punë.

Prokuroria e Tiranës regjistroi procedimin penal pas ngjarjes për veprën “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë“.

Dublim nga dosja Kurti: “Unë u ngjita nëpërmjet skelave dhe në momentin që te binarët u kapa për tu ngjitur në soletë e cila po përgatitej për të instaluar hekurin dhe betonin, binari kishte qenë i pagozhduar, pra i palidhur. Në këto kushte binari rrëshqiti dhe unë nuk kisha pikë mbështetje e për pasojë rashë nga një lartësi të cilën nuk di ta fiksoj, por mbaj mend që ishte në kuotën e tre shkeljeve skelash. Mbaj mend që kemi qenë 6 veta te betohem”

“Nëse dalim për inspektim në kantieret e ndërtimit do të shohim se në raste të rralla punëtorët janë të lidhur me rripat e sigurimit‘ u shpreh eksperti”, Fadil Likaj.

Gjatë hetimeve paraprake Prokuroria i është drejtuar Inspektoratit Shtetëror të Punës, me një shkresë ku kërkonte informacion nëse ky institucion ishte njoftuar për këtë ngjarje. Nëse po, ka kërkuar informacion të detajuar dhe aktin e kontrollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat