Vilë 3-katëshe e Lamborghinit, sekuestrohen pasuritë e 2 të dënuarve për prostitucion

Shqipëria

Vilë 3-katëshe e Lamborghinit, sekuestrohen pasuritë e 2 të dënuarve për prostitucion

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 10:21
Vlera e pasurive sipas policisë kap shifrën e 550 mijë euro.

Policia e Elbasanit ka njoftuar sekuestrimin e pasurive që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale jashtë vendit të dy shtetasve.

Vlera e pasurive sipas policisë kap shifrën e 550 mijë euro.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës u sekuestruan një vilë 3-katëshe dhe një automjet Lamborghini, në pronësi të një shtetasi të dënuar në Belgjik për trafik prostitucioni.

Gjithashu uniformat blu bëjnë me dije se është se është sekuestruar dhe një objekt banimi në emër të një 34-vjeçari të dënuar për prostitucion në Itali.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit” dhe në kuadër të një procedimi penal për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, referuar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare pranë Prokurorisë së Elbasanit, u zhvillua operacioni policor i koduar “Real estate”, si rezultat i të cilit u sekuestruan pasuri që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale, konkretisht:

Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u bë sekuestrimi i 2 pasurive të shtetasit A. K., të regjistruara në emër të tij dhe të të afërmve, konkretisht: 1 objekt 3-katësh (me aktivitet bar, restorant dhe hotel), në Cërrik, dhe 1 automjet “Lamborghini”. Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga shtetasi A. K., i cili është i dënuar në Belgjikë, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion”;

Po në zbatim të vendimit të kësaj Gjykate u bë sekuestrimi i pasurisë së shtetasit U. K., 34 vjeç, banues në Elbasan, konkretisht i një objekti banimi me sipërfaqe 105 m2, në Elbasan. Nga veprimet hetimore dyshohet se kjo pasuri e sekuestruar e ka burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga shtetasi U. K., i cili ka qenë i dënuar më parë, në Itali, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat