18-vjeçarja i dha fund jetës duke pirë fotoksinë, faji iu hodh bashkëshortit/ Flet vjehrra e viktimës: Na kanë rënë në qafë

Shqipëria

18-vjeçarja i dha fund jetës duke pirë fotoksinë, faji iu hodh bashkëshortit/ Flet vjehrra e viktimës: Na kanë rënë në qafë

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 14:23
Sajmira Drajci

Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e djeshme në Lushnjë, ku një vajzë 18-vjeçare i dha fund jetës, duke pirë fotoksinë.

Policia raportoi se shkak për aktin e rëndë që ka ndërmarrë vajza kanë qenë konfliktet vazhdueshme me bashkëshortin e saj, 24-vjeçarin me iniciale E. Drajci.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme familjarët e djalit, përkatësisht mamaja e tij, Sajmira Drajci, e cila u shpreh se 18-vjeçarja nuk ka pasur asnjë konflikt me të riun.

Ndër të tjera ajo shtoi se policia ka sekuestruar telefonin, për të gjetur detajet ose arsyen që e kanë detyruar të renë t’i japë fund jetës.

“Dilni flisni në të gjithë botën, nëse kjo familje ka pasur dhunë atëherë kanë punë. Nuk bën vaki që djali im ta shantazhonte. Është telefoni, e ka policia telefonin. Nuk e ka shantazhuar fare. Djali është pyetur nga policia dhe i ka thënë që nuk është e dhunuar vajza, nuk e kemi luajtur. Djali është tani tek njerëzit e nuses, është në rregull çdo gjë. Na kanë rënë në qafë. E kam mbajtur nusen”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat