“Të gjitha rrugët të çojnë në Parlament…”/ Manja i përgjigjet PD: Nuk hyjmë në gardhin tuaj, zgjidhini vetë problemet që keni

Shqipëria

“Të gjitha rrugët të çojnë në Parlament…”/ Manja i përgjigjet PD: Nuk hyjmë në gardhin tuaj, zgjidhini vetë problemet që keni

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 21:31
Ulsi Manja

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka deklaruar se kauza e opozitës është të gjithë kundër drejtësisë për të shpëtuar Sali Berishën.

I ftuar në “Top Story”, Manja theksoi se për dy kërkesat Komisionet Hetimore dhe bashkëkryesimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore të gjitha rrugët të çojnë në Parlament, një institucion i cili momentalisht nuk po ushtron dot funksionin e tij për shkak të kaosit të krijuar nga opozita.

Duma: Pse vazhdon mazhoranca me kokëfortësi të mos t’i japë dy kërkesat opozitës?

Manja: Tre kërkesa të opozitës, po këtë të tretën nuk e kuptoj; PS të mos fusë hundët në PD?! Një kërkesë që s’ka kuptim që të bëhet sepse ne nuk hyjmë në gardhin e tyre, punët e brendshme ata i zgjidhin vetë me njëri-tjetrin.

Xhaferraj: Edhe unë bie dakord me ministrin në këtë pikë, nuk duhet bërë një kërkesë e tillë. Nëse Lulzim Basha ka dëshirë të kapet…

Manja: Për komisionet hetimore dhe bashkëkryesimin e Reformës Zgjedhore të gjitha rrugët të çojnë në Parlament. Ndërkohë që Parlamenti u bë disa kohë që nuk është në qetësi. Një grup, dy grupe, disa grupe… këtë e vërteton edhe protesta e sotme që në përfundim të saj Bardhi shkojë poshtë banesës së Berishës i cili është një një proces me drejtësinë. Kauza e opozitës është kundër drejtësisë. Kërkojmë drejtësi për Sali Berishën, thotë opozita. Dhe sot unë nuk pash gjë tjetër veçse kërkojmë drejtësi për Sali Berishën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat