“Zero vëmendje për pensionistët”- Tedi Blushi: Qeveria, zemërgjerësi pa fund për oligarkët!

Shqipëria

“Zero vëmendje për pensionistët”- Tedi Blushi: Qeveria, zemërgjerësi pa fund për oligarkët!

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 11:21
Tedi Blushi

Sekretar i Përgjithshëm i Partisë të Lirisë, Tedi Blushi thotë se qeveria nuk ka prioritet pensionistët, por vetëm oligarkët.

Me anë të një postimi në Facebook, ai thotë se kostot e jetesës për një pensionist janë bërë të papërballueshme! Sipas tij edhe pse me pension me të ulët se Italia, shqiptarët shpenzojnë më shumë për shportën ushqimore.

Blushi rendit tre prioritetet e Partisë së Lirisë, ulje nga 20% në 5% të TVSH për ushqimet e shportës! Indeksim të plotë të çmimeve të konsumit të mallrave dhe shërbimeve si dhe rritje reale të pensioneve si rezultat i rritjes ekonomike!

Reagimi:

Pensioni minimal në Shqipëri është 128 euro, ose 4 herë më i ulët se pensioni minimal në Itali (599 euro).

Për të blerë vetëm gjashtë ushqime bazike të shportës (bukë, qumësht, vezë, vaj, miell, oriz), një pensionist shqiptar paguan rreth 9.1 euro ose 9% më shtrenjtë se një pensionist italian që paguan 8.29 euro.

Kosto e jetesës për një pensionist, që 60% të pensionit e shpenzon vetëm për t’u ushqyer, është bërë e papërballueshme!

Kjo ndodh sepse Qeveria ka zero vëmendje për këtë shtresë dhe zemërgjerësi pa fund për oligarkët.

Nëse detyrimin tatimor oligarkët klientelistë e kanë 6%, për ushqimet e shportës pensionistët paguajnë TVSH 20%!

Partia e Lirisë i ka prioritet kryesor pensionistët ndaj dhe për t’i nxjerrë nga gjendja e mjerueshme dhe çnjerëzore ku ndodhen ka propozuar:

Ulje nga 20% në 5% të TVSH për ushqimet e shportës!

Indeksim të plotë të çmimeve të konsumit të mallrave dhe shërbimeve!

Rritje reale të pensioneve si rezultat i rritjes ekonomike!

Në foto: Fatura e 6 produkteve të blera në një supermarket në Bolonja, Itali dhe fatura e 6 produkteve të njëjta të blera në një supermarket në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat