Merr flakë dhe digjet pjesërisht një automjeti i parkuar, ja çfarë dyshohet

Shqipëria

Merr flakë dhe digjet pjesërisht një automjeti i parkuar, ja çfarë dyshohet

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 10:59
Foto ilustrim

Një automjet është përshirë nga flakët para pak mesnate mbrëmjen  e djeshme, rreth orës 23:45, në lagjen “Kodra e Shtufit”, në Gjirokastër.

Sipas raportimeve nga policia, mësohet se automjeti në pronësi të pronësi të shtetasit me iniciale B.G., është përfshirë nga flakët teksa ka qenë i parkuar dhe shkak është bërë një shkëndijë elektrike.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale, ndërsa grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.

“Më datë 12.02.2024, rreth orës 23:45, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht, një automjet i parkuar në lagjen “Kodra e Shtufit”, në pronësi të shtetasit B. G. Si pasojë, ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat