Kaos e tensione në parlament: Opozita bllokon foltoren, miratohet hapja e basteve

Shqipëria

Kaos e tensione në parlament: Opozita bllokon foltoren, miratohet hapja e basteve

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 10:44
Kuvendi i Shqipërisë

Nuk kanë munguar tensionet dhe përplasjet në parlament as në senacën plenare të kësaj të enjteje në parlament. ishin deputetët e opozitës, pjesë e Rithemelimit, të cilët me pankarta në duar rrethuan foltoren e Kuvendit.

Nën vërshëllimat e bilbilëve, deputetët bllokuan punimet e Kuvendit duke e bërë të pamundur zhvillimin e një seance normale.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, në fjalën e saj hyrëse tha se interpelanca e kërkuar nga PD me kryeministrin në lidhje me inceneratorët, do të bëhet me ministren e Shtetit Elisa Spiropali për shakak të angazhimeve të kreut të qeverisë.

Deputeti i PD Arbi Agalliu nuk pranoi ta bënte interpelancën me Spiropalin, duke bërë që kryetarja e Kuvendit të kalonte direkt në votimin e projektligjeve.

Nën vërshëllimin e bilbilave parlamenti votoi ligjin për rikthimin e basteve sportive me 72 vota pro.

Të vetmit deputetë të maxhorancës që abstenuan për ligjin e lojërave të fatit ishin Erion Braçe dhe Fatmir Xhafaj.

Seanca plenare u myll brenda 15 minutave nga fillimi i saj, ku maxhoranca kaloi pa asnjë diskutim të gjitha projektligjet dhe pikat në rendin e ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat