Kabujt e energjisë elektrike vendosen në banesën e qytetares pa miratimin e saj! Fiksi i jep zgjidhje problemit

Shqipëria

Kabujt e energjisë elektrike vendosen në banesën e qytetares pa miratimin e saj! Fiksi i jep zgjidhje problemit

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 20:51
Foto nga vendi i ngjarjes

“Fiks Fare” trajtoi mbrëmjen e së premtes rastin e Flora Bellos, e cila ankohet për kabujt që Drejtoria Rajonale OSHEE-së Elbasan, ka vendosur në murin e shtëpisë së saj pa miratim.

Ajo shpreh për Fiksin se këto kabuj janë vendosur pa dijeninë e saj dhe se prej një viti kjo gjë është kthyer në një problem të madh.

Gjithashtu ajo tha se nëse do të ishte pyetur nuk do i kishte lejuar që këto kabuj elektrik të vendoseshin në banesën e saj, pasi e shqetëson fakti që ka rrezikshmëri të ketë ndonjë shkëndije elektrike.

Përveç kësaj vendi ku këta kabuj janë vendosur është pjesë metalike dhe me shkëputjen e tyre mund të përcjellin korrent në shtëpinë e saj.

Qytetarja ka treguar se i është drejtuar Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike disa herë për shqetësimin e saj, hera e fundit ka qenë në fund të janarit, por që nuk ka marrë asnjëherë përgjigje.

Duke qenë se zonja nuk kishte parë asnjë reagim nga ky institucion i është drejtuar emisionit “Fiks Fare” që t’i japë një zgjidhje shqetësimit të saj.

Fiksi menjëherë pas ankesës së qytetares, u interesua në Drejtorinë e Përgjithshme të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për problemin e znj.Bello. Menjëherë pas interesimit të Fiksit, grupi i punës një ditë më vonë ka shkuar pranë banesës së qytetares ku ka hequr kabujt nga banesa e saj.

Përveç kësaj ata gjithashtu kanë vendosur një shtyllë elektrike afër banesës së saj, në të cilën janë lidhur kabujt e një pjese të banesave të lagjes përfshirë edhe banesën e saj, e cila prej 1 viti ishte kthyer në një shtyllë elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat