I gjetën doza kokaine gati për shitje, bie në pranga 49-vjeçari në Elbasan

Shqipëria

I gjetën doza kokaine gati për shitje, bie në pranga 49-vjeçari në Elbasan

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 10:28
Elbasan

Një 49-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi akuzohet për shitje droge. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A. U.banues në fshatin Tregan.

Vijon megaoperacioni policor antidrogë i koduar “Tempulli 2”. Goditet një rast i shitjes në doza të drogave të forta. Kishte siguruar lëndë narkotike kokainë dhe e kishte ndarë në qindra doza, me qëllim shitjen, arrestohet në flagrancë 49-vjeçari. Sekuestrohen sasi kokaine që iu gjetën të arrestuarit, në automjet dhe në banesë, 1 peshore elektronike, celulari i tij dhe automjeti që përdorte për shpërndarjen e dozave.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore të siguruar në vijim të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli 2”, për një rast të shitjes në doza të kokainës, shërbimet operacionale dhe ato për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan kapën në flagrancë dhe arrestuan autorin e dyshuar të rastit, shtetasin A. U., 49 vjeç, banues në fshatin Tregan.

Nga kontrollet në automjetin dhe në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën sasi të lëndës narkotike kokainë, të ndarë në qindra doza, me qëllim shitjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat