Donin të lidhnin krushqi me familjen e viktimës, babai i djalit hedh poshtë pretendimin se Pëllumbi donte ta fejonte vajzën pa dëshirë: I porositi makinë për…

Shqipëria

Donin të lidhnin krushqi me familjen e viktimës, babai i djalit hedh poshtë pretendimin se Pëllumbi donte ta fejonte vajzën pa dëshirë: I porositi makinë për…

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 15:19
Foto ilustrim

Ende nuk është zbardhur motivi i vërtetë i vrasjes së Pëllumb Metës në Shënavlash të Durrësit, ndërsa bashkëshortja e tij në hetim dhe 3 fëmijët e arrestuar i qëndrojnë fort motivit të dhunës në familje dhe vendimit për të fejuar pa dëshirë vajzën 19-vjeçare.

Po vendimi për ta fejuar pa dëshirë është hedhur poshtë nga familja që kishte shfaqur interes për këtë krushqi. Madje dhe Blerina, nëna e vajzës, ashtu si babai i vrarë, kanë pasur të njëjtin qëndrim në lidhje me këtë mundësi fejese.

Ashtu si në dëshminë e dhënë në polici, edhe në një komunikim jashtë kamerave, për gazetaren e Top Channel, Vali Qyrfyçi, familja që kishte menduar për një lidhje krushqie me familjen e viktimës hedh poshtë pretendimin se Pëllumbi donte ta fejonte vajzën pa dëshirë.

Enxheni u bë shkas për të kërkuar dorën e Hygertës për vëllain e burrit të saj, ndërsa vjehrri i saj thotë se pretendimet se Pëllumbin e kanë vrarë sepse donte të fejonte vajzën e tij, nuk janë të vërteta. Sipas tij, Pëllumbi nuk dhunonte familjarët e tij dhe për më tepër kishte porositur një makinë për Hygertën, që ajo të shkonte në shkollë.

Ai po të kishte vendosur ta fejonte pa dëshirë e kishte bërë dhe i thoshte do të fejohesh dhe mos shko në shkollë, por jo. Ne as nuk e dinim këtë gjë deri në momentin kur erdhi policia e pyeti. I kishte shkuar ndërmend nuses për djalin tjetër që kam në Itali. Ndaj ky si shkak për ta vrarë nuk ekziston, po dhe ai për dhunë nuk më bind. Ai i nxirrte shpesh për dreka jashtë, në lokale, fëmijët dhe gruan. I merrte me makinë. Para ca kohësh ishte i gëzuar se e bija i kishte dhënë makinës së tij nga Kruja deri në shtëpi dhe po mendonte t’i blinte një makinë që të shkonte e vinte nga shkolla. Madje dhe e kishte porositur te pronari i makinave ku punonte. Kështu më pat thënë”, tha babai i djalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat