“Nuk ka turistë rusë në Shqipëri, janë agjentë të kamufluar”/ Ngjela: Ukraina ka marrëdhënie të mira me Serbinë

Shqipëria

“Nuk ka turistë rusë në Shqipëri, janë agjentë të kamufluar”/ Ngjela: Ukraina ka marrëdhënie të mira me Serbinë

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 17:30
“Nuk ka turistë rusë në Shqipëri, janë agjentë të kamufluar”/ Ngjela: Ukraina ka marrëdhënie të mira me Serbinë

Avokati Spartak Ngjela deklaroi në “Breaking” me Fiori Dardhën se në Shqipëri nuk vijnë turistë nga Rusia, por ata janë agjentë të kamufluar.

Kjo deklaratë i referohet kërkesës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky që vendi ynë të mos lejojë futjen e turistëve rusë, kjo për shkak të luftës në vendin e tij.

“Nuk mendoj që do ta pranojë Rama, shumica e tyre janë individë që punojnë për Rusinë. Ku ka turistë. Por Shqipëria ku çan kokë. Janë agjentë të Rusisë të kamufluar, jo të gjithë por një numër i lartë i tyre. Ma kanë thënë këta që kontrollojnë pasaportat, janë oficerë të tërë. E mbani mend tek çadra e Bashës, ishin të gjithë oficerë”, deklaroi ai.

Ngjela foli edhe për mosnjohjen e shtetit të Kosovës nga Ukrainë, kjo sipas tij ndodh për shkak të marrëdhënieve të mira të këtij të fundit me Serbinë.

Nuk dimë shkakun përse Ukrainë nuk e njeh Kosovë,. Kam përshtypjen se Ukraina dhe Serbia kanë ende marrëdhënie të mira me njëra-tjetrën, qoftë andergraund, s’ka rrugë tjetër. Pyetja logjike që bëhet është, se kush nuk e dëshiron njohjen e Kosovës, Serbia. Serbia është e lidhur me Moskën, me kë e ka lojën politike, mosnjohja e Kosovës nga këta është pikërisht o më njërin o me tjetrin, por duket se do të zbusë marrëdhëniet me Serbinë, i cili është shtet i Rusisë“, u shpreh Ngjela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat