Atentati dje në Tivar, Artan Hoxha: Ngjarja ishte epilog i një kronike të paralajmëruar

Shqipëria

Atentati dje në Tivar, Artan Hoxha: Ngjarja ishte epilog i një kronike të paralajmëruar

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 14:07
Artan Hoxha

Gazetari në Shqipëri, Artan Hoxha, ka folur në lidhje me anëtarin e një grupi të organizuar që mbeti i vrarë në mëngjesin e djeshëm në Tivar të Malit të Zi.

Hoxha thotë se kjo vrasja e Edmond Mustafës ishte epilog i një kronike të paralajmëruar më parë,

“Nuk më vjen mirë që ndodhi për një temë të tillë, në fakt do të kemi një bashkëpunim tjetër, em sa duket bashkëpunimi mes organizatave kriminale dhe narkotrafikut nuk ka barriera nuk ka vështirësi që nuk kalohet. Ngjarja e fundit është e ditës së djeshme është epilogu i një kronike të paralajmëruar. Viktima e djeshme Mustafa ka qenë edhe më parë viktimë e disa tentative për ta ekzekutuar”, u shpreh Hoxha në Kosova Today.

“Është një personazh, ka një histori prej një dekade të përfshirjes së tij në veprën kriminale ai ka qenë pjesë e klanit të Tivarit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat