Korça ‘mbulohet’ nga dëbora, trashësia arrin në 10 cm

Shqipëria

Korça ‘mbulohet’ nga dëbora, trashësia arrin në 10 cm

Më: 5 mars 2024 Në ora: 09:54
Më të dendura reshjet kanë qënë në aksin rrugor Boboshticë – Dardhë

Rikthehen reshjet e dëborës në zonat malore të juglindjes së vendit.

Më të dendura reshjet kanë qënë në aksin rrugor Boboshticë – Dardhë ku trashësia e dëborës ka shkuar nga 5-10 cm.

Dëborë ka pasur edhe në fshatrat e Devollit të Sipërm ashtu siç ka patur reshje edhe në aksin rrugor Vithkuq – Shtyllë.

Gjithashtu mëngjesin e sotëm dëborë ka patur edhe në fshatrat e njësisë administrative Voskopojë e Lekas.

Burime zyrtare bëjnë me dije se qarkullimi i mjeteve është pa probleme ndërkohë që autoritetet këshillojnë drejtuesit e mjeteve që përdorin aksin rrugor të Dardhës, Vithkuqit e Voskopojës të jenë të pajisur me goma dimërore.

Burime zyrtare pranë OSSHE thanë se pa energji elektrike janë fshatrat e Buzaishtës dhe Homazh të njësisë administrative Velcan ashtu siç ka mungesë të energjisë elektrike në Shtyllë të Korçës.

Grupet e OSSHE po punojnë për rikthimin e energjisë elektrike në këto fshatra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat