Seanca për Fredi Belerin, mbërrin në GJKKO avokati i tij

Shqipëria

Seanca për Fredi Belerin, mbërrin në GJKKO avokati i tij

Më: 5 mars 2024 Në ora: 12:51
Seanca për Fredi Belerin, mbërrin në GJKKO avokati i tij

Për pak minuta, nis në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, seanca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin.

Aktualisht, në ambientet e GJKKO-s, ka mbërritur avokati i Belerit.

Për Belerin, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 2 vite e 6 muaj burg. Ndërsa për të pandehurin tjetër, Fredi Kokaveshi, bashkëpunëtor i Belerit, SPAK ka kërkuar dy vite burgim, të cilat i janë konvertuar në 4 vite shërbim prove. Kjo masë lehtësuese për Kokaveshin u dha pasi ai ka probleme shëndetësore, si dhe fëmija i tij i mitur ka probleme shëndetësore.

Beleri, i cili garonte nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë duke blerë votat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat