Rama uron Ditën e Mësuesit

Shqipëria

Rama uron Ditën e Mësuesit

Më: 7 mars 2024 Në ora: 08:31
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar mësimdhënësit në ditën e tyre.

Pra sot, 7 Marsi shënon Ditën e Mësuesit, njofton Klankosova.tv.

Rama uroi 7 marsin me “Himnin e Mësuesit” që e këndonin nxënësit.

“Mirëmëngjesi dhe duke ju uruar Gëzuar 7 Marsin me “Himnin e Mësuesit”, kënduar nga nxënësit e shkollave të Tiranës dhe kori i Liceut Artistik, me mirënjohjen më të thellë dhe respekt për mësuesit e çdo krahine të Shqipërisë, të trojeve ku flitet shqip dhe diasporë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat