​Aksidenti në Delvinë, 58-vjeçarja humb jetën në ditën e gruas

Shqipëria

​Aksidenti në Delvinë, 58-vjeçarja humb jetën në ditën e gruas

Më: 8 mars 2024 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Në Ditën ndërkombëtare të gruas, Shkëndije Halili kishte vendosur të festonte pas orarit të punës.

Por ajo nuk e dinte që kjo do të isha dita e fundit e jetës, pasi një automjet në orët e para të mëngjesit e përplasi sapo doli nga dera e shtëpisë për të shkuar në punë.

58-vjeçarja më banim në Devinë punonte në sektorin e pastrim-gjelbërimit në Bashki. Ajo mori disa fraktura nga aksidenti dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Sarandës, por nuk mundi t’i mbijetonte goditjes së automjetit që i shkaktoi shumë dëmtime në gjymtyrët e poshtëm dhe pjesën e kokës.

Policia ka ndaluar shkaktarin e aksidentit, 29-vjeçarin Mateo Rustemi, për të cilin do të ndiqen veprimet procedurale deri në daljen e ekspertizës për të përcaktuar fajtorin në këtë aksident. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat