“Shembullor, shumë i urtë”/ Foto e rrallë e Edi Ramës në fillore, shoqja e klasës tregon detajin e panjohur: Ai ishte…

Shqipëria

“Shembullor, shumë i urtë”/ Foto e rrallë e Edi Ramës në fillore, shoqja e klasës tregon detajin e panjohur: Ai ishte…

Më: 11 mars 2024 Në ora: 16:19
Ketrin Gjoça

Këtë javë e ftuar në “E diell” ishte Ketrin Gjoça, regjisorja dhe moderatorja e disa emisioneve në RTSH.

Në një shfletim galerie me foto të vjetra, u shfaq edhe një foto me shokët dhe shoqet e saj të klasës, nga e para deri te e teta. Mes tyre ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Por si e përshkruan ajo Edi Ramën në shkollën fillore?

“E kam pasur në klasë 8 vite. Ishte nxënës shembullor, i shkëlqyer, pikturonte që atëherë shumë mirë. Kemi pasur shumë miqësi. Shumë i sjellshëm, shumë i urtë, shumë i komunikueshëm. Nuk dukej në atë kohë si lider, ishte i butë”, shprehet Gjoça për Ramën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat