Tabaku del kundër projektit të dhëndrit të Trump në Sazan: Qeveria po vepron gabim

Shqipëria

Tabaku del kundër projektit të dhëndrit të Trump në Sazan: Qeveria po vepron gabim

Më: 21 mars 2024 Në ora: 12:38
Jorida Tabaku

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku është ndër zërat e vetëm që ka dalë kundër projektit të dhëndrit të Donald Trump në Sazan.

Nga foltorja e Kuvendit, tha se duhet të ketë garë dhe transparencë.

“Duke qenë se kam folur gjatë për investimet serioze, mungesën, dhe garën e humbur me rajonin por edhe vendet e humbura të punës. Unë besoj se edhe sot qeveria po vepron sërish gabim. Ne duhet të respektojmë pronën publike dhe private.

Mund të kishte një garë publike. Një proces që të kishim të gjithë dijeni. Dhe jo një projekt pasi u ndryshuan ligjet. Kur ka qenë një projekt kaq serioz, pse nuk erdhi për t’u diskutuar këtu?

Apo ta bëjmë fakt në parlament. Kjo nuk do të thotë se turizmi nuk duhet të zhvillohet por të respektohen ligjet dhe rregullat. Nga 44 investime, vetëm njëra i plotëson kushtet, fabrika në Fier.” 

Tabaku po ashtu theksoi se Porti i Durrësit do të bëhet pa marrë asnjë para nga buxheti i shtetit. Deputetja demokrate shtoi se duhet të bëhet një garë e hapur për investimet e huaja.

“Këtu janë bërë ligje jo në favor të qytetarëve. Një nga ligjet është ai për Portin e Durrësit, që u tha se asnjë para nuk do të dalë nga buxheti. Ligji për zonat e mbrojtura bën që në këto zona të ketë ndërtime. Është skandal fakti që ndërtohet në zonat e mbrojtura. Tani del lajmi se në Sazan do të ndërtojë një sipërmarrës serioz. Duhet të bëhej garë për kompaninë që merr përsipër të ndërtojë në Sazan dhe jo të bëhet fakt direkt në parlament.

Turizmi të zhvillohet, por zhvillimi duhet të vijë në mënyrë graduale. Përse nuk bëhen gara të hapura për investimet e huaja? Çdo ligj që miratohet në parlament duhet të ketë frymën e ligjeve që miratohen edhe në Kuvendet e vendeve që janë pjesë e Bashkimit Europian. Qeveria harxhon më shumë kohë në SPAK se në zyrat e saj. Nuk mund të flasin për luftë ndaj korrupsionit ata që ndodhen sot në dyert e SPAK-ut”, u shpreh Tabaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat