Apeli i GJKKO do të japë ditën e sotme vendimin për ish-kryeministrin Sali Berisha i cili ka kërkuar lehtësimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” ndaj tij dhe lejimin për të marrë pjesë në seancat plenare.
“Kjo është strategjia e Ramës dhe e kanë stisur këtë çështje.
Këta deri më sot ia kanë arritur që me anë të kësaj gjykate të kapur të realizojnë këtë skenar, ne do ti kundërvihemi me mjetet ligjore.
E kemi thënë. Vendimi i gjykatës do të zbardhet në 15:00″, tha Gjokutaj.