Plakja e popullsisë shqiptare dhe sfidat për kujdesin shëndetësor

Shqipëria

Plakja e popullsisë shqiptare dhe sfidat për kujdesin shëndetësor

Më: 1 prill 2024 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Ndryshimet demografike të ndodhura në dy dekadat e fundit, kanë mundësuar që ritmi i plakjes së popullsisë në Shqipëri të jetë shumë më i shpejtë se në të kaluarën.

Pro me plakjen e popullsisë, rriten edhe nevojat për kujdes socio-shëndetësor.

Aktualisht në vendi tonë numëorhen rreth 455 mijë të moshuar, 80% e të cilëve kanë më shumë se një sëmundje kornike.

Ekspertët e geriatrisë pohojnë se plakja është një proces biologjik, i cili shoqërohet me ulje të rezistencës, osteoporozë, kequshqyerje dhe humbje të peshës.

Të dhënat flasin se 1 në 4 persona të moshës 65-70 vjeç preken nga ulja e dëgjimit ndërsa rreth 70% kanë probleme me shikimin.

Si pasojë e ndryshimeve biologjike që ndodhin në organizmin e të moshuarve, edhe sëmundjet jo vetëm janë më të shpeshta por ato shfaqen në mënyrë atipike, gjë e cila e vështirëson diagnozën e hershme të tyre dhe trajtimin e përshtatshëm. Sëmundjet kronike jo të transmetueshme përbëjnë problemet shëndetësore kryesore për personat e moshuar.

Sipas të dhënave zyrtare të OBSH përqindja e popullsisë së botës mbi 60 vjeç do të dyfishohet pothuajse nga 12% në 22% deri në vitin 2050.

Moshimi i popullsisë pritet të sjellë një rritje të konsiderueshme në kërkesën për kujdes afatgjatë në 30 vitet e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat