Shpëtim Idrizi në përvjetorin e 111-të të masakrës së Selanit: Spastrimi etnik vazhdoi për 30 vjet

Shqipëria

Shpëtim Idrizi në përvjetorin e 111-të të masakrës së Selanit: Spastrimi etnik vazhdoi për 30 vjet

Më: 1 prill 2024 Në ora: 19:35
Shpëtim Idrizi

Kryetari i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi mori pjesë në përvjetorin e 111-të të masakrës së Selanit.

Në fjalën e tij ai u shpreh se kjo ngjarje e rëndë ishte një sinjal i qartë për popullsinë e zonës së Çamërisë se duhet të largohej nga vendi i tyre.

Ndër të tjera Idrizi theksoi se Greqia ka kryer gjenocidit të programuar në zonën e Çamërisë dhe bashkë me të edhe spastrim etnik, që sipas tij bëri që 90% e popullsisë të shpërngulej nga Çamëria.

“Ishte një sinjal i qartë për popullsinë që duhet të largohej nga Çamëria.

Spastrimi etnik nga Greqia vazhdoi për 30 vjet.

Greqia ka kryer gjenocid të programuar në zonën e Çamërisë.

Ky gjenocid është shoqëruar edhe me spastrim etnik ku 90% e popullsisë u shpërngul.

Kjo ka qenë një vepër e planifikuar, jo e rastësishme.

Nëse ata dhe kush mendon si ata mendon nëse ja arriti qëllimit, të zhduknin Çamërinë, ne jemi këtu pasardhës të gjallë të atyre dhe nuk harrojmë dhe Çamëria është e gjallë dhe në këmbë dhe do të ekzistojë deri sa të jetë edhe çami i fundit”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat