Policia i bëri shenjë të ndalonin, si ndodhi aksidenti me 8 viktima në Këlcyrë

Shqipëria

Policia i bëri shenjë të ndalonin, si ndodhi aksidenti me 8 viktima në Këlcyrë

Më: 2 prill 2024 Në ora: 08:14
Pamje nga aksidenti

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, ku humbën jetën 8 persona.

Sipas gazetarit të Euronews Albania, Blerin Kore, i cili ndodhej në vendin e ngjarjes, bëhet me dije se aksidenti dyshohet të ketë ndodhur pas ndjekjes së Policisë, pasi ishte pikasur se makina e viktimave ishte duke transportuar emigrantë.

Kujtojmë se nga 8 viktimat e aksidentit, 7 prej tyre ishin emigrantë nga vendet e treta dhe shoferi nga Shkodra.

“Dyshohet se automjeti ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë, pasi Policia pasi kishte pikasur që po transportoheshin emigrant, i kishte bërë thirrje të ndalonte, por ai ka shtuar shpejtësinë, gjë që ka shkaktuar aksidentin.

Informacionet thonë se aksidenti ndodhi në shpejtësi e sipër. Në vendndodhje ndodhen drejtuesit më të lartë të Policisë së Gjirokastrës. Qarku i Gjirokastrës është qark kufijtar dhe dihet kalimi i klandestinëve. Dyshohet se klandestinët kanë kaluar vijën e gjelbër të kufirit”, tha Blerin Kore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat