“U pikas me shpejtësi u kthye nga…”, drejtori i Policisë Gjirokastër zbardh aksidentin tragjik

Shqipëria

“U pikas me shpejtësi u kthye nga…”, drejtori i Policisë Gjirokastër zbardh aksidentin tragjik

Më: 2 prill 2024 Në ora: 11:01
Ardian Çipa

Drejtori i Policisë së Gjirokastrës Ardian Çipa në një deklaratë për median ka zbardhur ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në afërsi të Këlcyrës, ku mbetën të vdekur 7 emigrantë të paligjshëm nga Lindja e Mesme dhe shoferi nga Shkodra.

Ardian Çipa: Rreth orës 2:20 të datës 2 në afërsi të Këlcyrës, patrulla këmbësore e stacionit të policisë në Këlcyrë, ka hasur një automjet i cili po vinte me një shpejtësi tej normave të lejuara. Në përpjekje e sipër për t’i bërë shenjë për të ndaluar, automjeti është kthyer menjëherë në drejtim të qyteti të Përmetit. Patrulla e policisë e cila ishte në shërbim për kontrollin e territorit si dhe aksin “Përmet-Këlcyrë”, me automjetin e vet është përpjekur që të marrë në kontroll vizual automjetin deri në afërsi të vendit të ngjarjes. Menjëherë kanë informuar sallën informative dhe ka transmetuar të gjithë informacionin për automjetin e dyshimtë, i cili ishte larguar me shpejtësi të madhe në drejtim të Përmetit. Rreth orës 4 pa pesë duke qenë se nuk është konstatuar automjeti, patrulla menjëherë ka lëvizur në drejtim të Përmetit, ka marrë kontakte nga qytetarë të ndryshëm nëse kishin parë një automjet të tillë.

Duke qenë se nuk kanë marrë informacione, ka filluar inspektimi i të gjithë zonës dhe pikërisht në vendin ku ndodhemi, vendin ku ndodhi aksidenti, policia ka parë shenja të një aksidenti rrugor dhe më pas kanë mundur të lokalizojë automjetin që ka rënë në afërsi të lumit Vjosa. Kanë zbritur poshtë dhe menjëherë kanë transmetuar informacionet shërbimeve, të cilat më pas kanë njoftuar prokurorin, grupin hetimor për të ardhur në vendngjarje dhe për të kryer veprimet e duhura proceduriale.  Paraprakisht dyshohet që drejtuesi i mjetit ka qenë një qytetar që jemi duke punuar, dyshohet se është nga qyteti i Shkodrës ndërsa personat e tjerë dyshohet se janë emigrantë të paligjshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat