Meta kërkon të shkojë në burg, kreu i PL kërkon të takojë Fredi Belerin

Shqipëria

Meta kërkon të shkojë në burg, kreu i PL kërkon të takojë Fredi Belerin

Më: 4 prill 2024 Në ora: 13:10
Meta, Beleri

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i është drejtuar prokurorëve të SPAK me një kërkesë për marrjen e lejes për të takuar në burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Kërkesa e firmosur nga vetë Meta dhe nënkryetari i PL, Petrit Vasili, u drejtohet prokurorëve të SPAK, Dorina Bejko dhe Adnana Xholi, të cilët kanë në dorë çështjen e Belerit.

Në kërkesë thuhet se Beleri është kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ku bën pjesë dhe Partia e lirisë.

Ndaj kërkohet që drejtuesit e PL të takohen me Belerin në ambientet ku ai vuan dënimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat