Protestë e përplajse me policinë para bashkisë së Tiranës, gazetari Çelmeta jep detajet

Shqipëria

Protestë e përplajse me policinë para bashkisë së Tiranës, gazetari Çelmeta jep detajet

Më: 5 prill 2024 Në ora: 18:41
Igli Çelmeta.

Në protestën e opozitës të zhvilluar të premten para Bashkisë së Tiranës, qindra qytetarë kërkuan largimin e Erion Veliajt nga bashkia.

E, detajet lidhur me protestën për Infomagazinë në Klan Kosova i dha gazetari nga News 24, Igli Çelmeta.

Ai bëri të ditur se kjo protestë u përcoll edhe me incidente, ku protestuesit patën përplasje me Policinë.

“Ditën e sotme, para Bashkisë së Tiranës, opozita zhvilluan një protestë jashtë ambienteve të Bashkisë, ku protestuesit patën përplasje me Policinë e shtetit, pra kjo protestë shënoi edhe incidente, ku protestuesit të cilët kërkonin dorëheqjen e kreut të Bashkisë së Tiranës pas arrestimeve të fundit të disa drejtorëve në Bashki, e njohur si dosja 5D. Protestuesit qëlluan me vezë dhe me mollë, dhe sulmuan policinë të cilët nuk lejuan protestuesit të futeshin brenda ambientëve Bashkisë së Tiranës”.

Çelmeta shtoi se në këtë protestë përveç vajzës së Sali Berishës u përfshinë edhe deputetë nga opozita e Rithemelimit.

“Në protestë kishte edhe deputetë pothuajse ishin të gjithë deputetët e Rithemelitmit, të quajtur Opozita e Rithemelimit, në protest ishte e pranishme ishte edhe e bija e Sali Berishës, Argita Berisha, pjesë mori edhe z. Ilir Meta”- bëri të ditur ai.

Ndryshe, në këtë protestë vëmendje mori bluza e Argita Berishës me mbishkrimin: “Lironi liderin e opozitës”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat