“Tinkë, shumë po rrojmë”, Margarita Xhepa rrëfen bisedën me aktoren gjatë festës së 90-vjetorit: Po deshe ti ik kur të duash

Shqipëria

“Tinkë, shumë po rrojmë”, Margarita Xhepa rrëfen bisedën me aktoren gjatë festës së 90-vjetorit: Po deshe ti ik kur të duash

Më: 8 prill 2024 Në ora: 10:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Aktorja Margarita Xhepa, gjatë intervistës në Exclusive në Top Channel përmendi edhe marrëdhënien e ngushtë që ka me kolegen Tinka Kurti.

Gjatë festës së 90-vjetorit, disa ditë më parë, aktorja rrëfeu një pjesë bisede mes tyre.

Jemi shumë të afërta, shumë shoqe, bashkëpunojmë, në festivale, thashë Tinka, unë dhe aktorja e mrekullueshme Tinka Kurti e kemi fillu artin në moshë shumë të re, kemi punuar një jetë të tërë, aty aty jemi ajo, pak më e madhe se sa unë. I thashë Tinkë shumë po rrojmë.

 Po tha, ‘po deshe ti Margaritë ik kur të duash, por unë e kam marrë kadalë kadalë’, ndoshta do të trokasë dera do të xhirojmë edhe ndonjë film tjetër”, tha aktorja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat