“Në 5 vite janë shkarkuar 5 prokurorë!”- Kreu i KLP-së: Procesi i Vettingut do të vijojë!

Shqipëria

“Në 5 vite janë shkarkuar 5 prokurorë!”- Kreu i KLP-së: Procesi i Vettingut do të vijojë!

Më: 12 prill 2024 Në ora: 11:14
Alfred Balla

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, gjatë mbledhjes në Këshillin Kombëtar të Integrimit, ka deklaruar se procesi i Vettingut për verifikimin e pasurisë dhe figurës së magjistratëve, do të vijojë.

Alfred Balla u shpreh se KLP ka zhvilluar takime të vazhdueshme me partnerët ndërkombëtar në Bruksel, ku është raportuar mbi gjyqësorin shqiptar si dhe janë marrë rekomandime dhe pyetje edhe për procesin e Vettingut.

Balla u shpreh se “kemi tashmë 5 vite që bëjmë këtë proces për magjistratët e rinj si prokurorë dhe u kemi shpjeguar se integriteti i KPL dhe KLGJ, puna dhe eksperienca jonë, përzgjidhja e prokurorëve, përfaqësuesit e shoqërisë civile nga Kuvendi, janë garanci që ky proces do të vijojë edhe në të ardhmen”.

Ndër të tjera ai tregoi se në këto 5 vite janë shkarkuar 5 prokurorë, pas rekomandimeve dhe fillimit të procedurës disiplinore nga Inspektori i lartë i drejtësisë.

“Në interes të partnerëve ka qenë dhe implementimi i hartës së re gjyqësore. Ne kemi marrë të gjitha masat dhe tashme kemi 13 prokurori të Juridiksionit të përgjithshëm dhe 1 Prokurori të Apelit. Kemi ende vakanca në sistem. Deri në 12 mars të këtij viti, kemi 210 prokurorë në detyrë nga 341 prokurorë që kemi në organikë për të pasur në Shqipëri”, tha ai.

Sipas kreu të KPL-së, vakancat janë të përkohshme dhe të përhershme, të cilat janë të krijuara nga procesi i Vettingut.

Alfred Balla: Ashtu siç folën Prokurori i Përgjithshëm dhe drejtuesi i SPAK, ne si KLP kemi zhvilluar takime te vazhdueshme ne Bruksel me përfaqësues të komitetit Drejtësia, Liria, Siguria të Komisionit Evropian në Kudër të anëtarësimit. Periodikisht kemi raportua para tyre dhe kemi dorëzuar informacionet e kërkuara për gjyqësorin Shqiptar. Kemi raportuar në lidhje me ecurinë e Këshillit të lartë të Prokurorisë përgjatë viti 2023 duke i informuar për procedurat e ngritjes në detyrë, lëvizjeve paralel, verifikimeve të pasurisë dhe figurës dhe emërimet e reja që kemi bërë për 26 magjistratë prokurorë, garën dhe renditje e 3 kandidaturave për prokurorinë e Posaçme pranë SPAK dhe vlerësimin profesional të prokurorëve.

Gjithashtu nëpër takime u jemi përgjigjur edhe pyetjeve të ekspertëve të KE në lidhje me integritetin, me plotësimin e vendeve në këshill për anëtarët jo magjistarët. Si gjithmonë për ne prioritet ngel fillimi i konkuldimin të procesit te vlerësimit dhe hartimi i bazës nënligjore, duke miratuar rregullore që janë ende ne proces. Këshilli i lartë i Prokurorisë përgjatë vitit 2023 ka miratuar 7 rregullore, një numër i konsiderueshëm, dhe ka në dore dhe 5 rregullore që shume shpejt do të përfundoj, te cilat janë të rëndësishme për punën e Këshillit. Në rekomandimet e partnerëve tanë ndërkombëtar ka qenë në bashkëpunim më i mirë mes këshillave dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ministrit të drejtësisë, prokurorit të përgjithshëm.

Me prokurorin e përgjithshëm kemi marrëdhënie funksionale, pasi ai është renditur nga ne dhe kjo marrëdhënie ka qenë. Me Inspektoriatin e lartë kemi marrë dhënin institucionale dhe në masën 100% të gjitha kërkesat për shkarkimin e prokurorëve që kanë kryer shkelje të renda disiplinore ne i kemi pranuar. Në  këto 5 vite ne kemi shkarkuar 5 prokurorë, pas rekomandimeve dhe fillimit të procedurës disiplinore nga Inspektori i lartë i drejtësisë.

Në interes të partnerëve ka qenë dhe implementimi i hartës së re gjyqësore. Ne kemi marrë të gjitha masat dhe tashme kemi 13 prokurori të Juridiksionit të përgjithshëm dhe 1 Prokurori të Apelit. Kemi ende vakanca në sistem. Deri në 12 mars të këtij viti, kemi 210 prokurorë në detyrë nga 341 prokurorë që kemi në organikë për të pasur në Shqipëri. Kemi vakanca për përkohshme dhe të përhershme , të krijuara nga procesi i Vettingut, te cilat na kanë vërë në vështirësi dhe që jemi munduar të marrim masat për të menaxhuar sistemin.

Në merak të miqve tanë ka qene nëse KLP, nëse mundet të vijojë procesin e Vettingut. Ne kemi tashmë 5 vite që bëjmë këtë proces për magjistratët e rinj si prokurorë dhe u kemi shpjeguar se integriteti i KPL dhe KLGJ, puna dhe eksperienca jonë, përzgjidhja e prokurorëve, përfaqësuesit e shoqërisë civile nga Kuvendi, janë garanci që ky proces do të vijojë edhe në të ardhmen. Na është kërkuar nga partneret plotësimi i vakancave, tre anëtareve të KLP u ka mbaruar mandati, por kjo është detyrë e Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat