​Rama: Qendrën më të madhe të inovacionit në Francë do ta sjellim në Shqipëri

Shqipëria

​Rama: Qendrën më të madhe të inovacionit në Francë do ta sjellim në Shqipëri

Më: 12 prill 2024 Në ora: 21:39
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një video të qendrës më të madhe të inovacionit në Francë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se bëhet fjalë për qendrën e quajtur “STACIONI F”, të cilën thotë se ta sjellë edhe në Shqipëri.

“STACIONI F qendra më e madhe e inovacionit në Francë, të cilën do ta sjellim edhe në Shqipëri”, shkruan Rama.

Rama zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Paris me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron. Në një konferencë të përbashkët për shtyp Rama e Macron vunë theksin te mbështetja e Francës ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat