Prova të reja në dosjen “Babale”, Ervin Salianji plas bombën: Krerë policie dhe politikanë të zbuluar në përgjime

Shqipëria

Prova të reja në dosjen “Babale”, Ervin Salianji plas bombën: Krerë policie dhe politikanë të zbuluar në përgjime

Më: 13 prill 2024 Në ora: 22:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka folur edhe në lidhje me çështjen me të cilën ai përballet në gjykatë, “Babale”.

Duke theksuar se në seancën e radhës do të paraqesë prova të reja lidhur me rastin.

Salianji u shpreh se ka përgjime zyrtare që tregojnë se si drejtorë policie dhe prokurorë kanë sajuar një dëshmitar, e kanë paguar për të ngritur gjithë procesin për t’i çuar nga trafikanti te denoncuesi.

“Ka prova që ekzistojnë nga hulumtimet që i kemi bërë dosjes. Ka përgjime zyrtare se si drejtorë policie, prokurorë, janë të gjitha prova shkencore që vërtetojnë se kanë sajuar një dëshmitar, e kanë paguar një dëshmitar të rremë për të ngritur gjithë procesin për t’i çuar nga trafikanti te denoncuesi”, zbuloi ai në studion e emisionit “Kjo Javë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat