Ylli Gurra: Pseudo-hoxhallarët i çuan gratë në Siri, ato e paguan me jetën e djemve

Shqipëria

Ylli Gurra: Pseudo-hoxhallarët i çuan gratë në Siri, ato e paguan me jetën e djemve

Më: 15 prill 2024 Në ora: 11:09
Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra

Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, është shprehur se gratë shqiptare që kishin qenë në kampet e ISIS në Siri dhe që po hetohen në vendin tonë, duhen lënë të lira të rehabilitohen.

Komentet Gurra i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha përpara se të ngarkoheshin ato me përgjegjësi nga institucionet e drejtësisë, më parë duheshin hetuar disa pseudo-hoxhallarë, të cilët sipas tij i çuan këto gra në kampet e ISIS.

Ai tha gjithashtu se ato gra e kanë paguar me jetën e djemve dhe bashkëshortëve të tyre qëndrimin në Siri, por edhe me “burgun” ku ato ndodheshin atje.

“Shqiptarët atje kanë qenë në varësi të një komuniteti tjetër atje dhe kryenin shërbimet që mund të nevojiteshin atje. Për mendimin tim, Prokuroria nuk duhet të shkonte fare as në dënim të atyre e as në shërbim prove. Duheshin lënë të lira në rehabilitimin e tyre. Nëse është dikush për të dënuar, është akoma në Siri.

Për të thënë të drejtën, përpara se të dënohen gje gjykohen këto gra, kanë qenë disa pseudo-hoxhallarë që i çuan atje në parajsën e Al Houl-it. U deshën 10 vite që ta paguanin këto, disa me jetën e djemve të tyre, disa me të bashkëshortëve.

Dhe pastaj me ferrin që kanë parë vetë 8 vite në një kamp, burg më keq se Gaza sot. Pra menaxhuar jo nga shtet, por nga banda më keq se në 97-ën. Banda të cilat edhe qëndrimin e mediave në kamp e kanë kushtëzuar me para. Atë që kanë përjetuar ato gra atje, e kanë kryer burgun përtej…”, tha Gurra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat