Arrestohen 4 persona për vrasjen e 17-vjeçarit në Sharrë

Shqipëria

Arrestohen 4 persona për vrasjen e 17-vjeçarit në Sharrë

Më: 8 gusht 2016 Në ora: 11:00
Ilustrim

Policia ka arrestuar 4 persona, të cilët dyshohen se kanë vrarë 17-vjeçarin, që u gjet i vrarë në landfillin e Sharrës. Sipas policisë, dyshohet se ai është aksidentuar për vdekje nga një mjet tip “eskavator me kova”, gjatë punës në landfilld.

Personat e arrestuar janë: Besnik Braha, 53 vjeç, banues në Tiranë, me detyre përgjegjës firme; Edmond Kollari, 40 vjeç, banues në Tiranë, drejtues eskavatori; Dëfrim Hakrama, 44 vjeç banues në Tiranë, përgjegjës turni; Bujar Daja, 45 vjeç, banues në Kavajë, përgjegjës i punonjësve. Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasit E.T, 48 vjeç, banues në Peqin, administrator i firmës “3 K SH.P.K”.

Arrestimi i tyre i bë sepse në landfilldin e Sharrës, në grumbullin e mbeturinave, është gjetur kufoma e shtetasit A . Gj, 17 vjeç, banues në Kombinat, i cili ishte punonjës sezonal në landfilld, i paregjistruar tek firma “3K SH.P.K” dhe dyshohet se është aksidentuar për vdekje nga një mjet tip “eskavator me kova” gjatë punës aty.

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për  veprën penale “Shkelje te rregullave te mbrojtjes ne punë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat