Rama takim me fermerët në Shishtavec: Përmirësim buxhetit familjar

Shqipëria

Rama takim me fermerët në Shishtavec: Përmirësim buxhetit familjar

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 12:36
Edi Rama në takim me fermerët

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme është ndalur në një takim me fermerët në Shishtavec.

Në këtë takim ai ka deklaruar se qeveria e tij po punon për riparimin e infrastrukturës, e dëmtuar nga projektet e lëna, sipas tij, përgjysmë nga qeveria e kaluar.

“Saliu nuk ndërtoi asnjë rrugë, preu vetëm shirita. Kompanitë morën kredi për të vijuar ndërtimet por ngecën. U krijua një zinxhir i rrezikshëm borxhi ndaj kompanive. Ne s'kemi hapur kantiere të reja, por po ndërtojmë rrugët e lëna përgjysmë. Nëse nuk do t'i kishim ato borxhe do të ndërtonim rrugë 3 herë më shumë”, ka thënë Rama. 

Në vijim të fjalës së tij, kreu i qeverisë ka premtuar se ekzekutivi i tij do të bëjë më shumë për buxhetet familjare, duke rritur rrogat e punonjësve në institucionet shtetërore. 

“Si rezultat i reformave mund të bëjmë rritjen e rrogave. Janë 100 mln dollarë që do të dalin nga shteti drejt buxheteve familjare. Me rritjen e rrogave u japim njerëzve një frumëmarrje të thellë më shumë.

Rrogën mesatare sot e kemi më të ultën në rajon. Tek rroga mesatare do të dalim mbi Kosovën dhe Serbinë dhe do t'i afrohemi Maqedonisë”, ka vijuar Rama. 

Problem tjetër që prek, sipas tij, sektorin bujqësor është prona, që ka marrë mbi 8 mijë jetë njerëzish në 20 vjet. “Kemi shtuar buxhetin për bujqësinë, por duhet financuar më shumë”, ka shtuar Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat