Tahiri: Deputetët e opozitës të enjten flasin për varfëri, ndërsa fundjavën e kalojnë jashtë vendit

Shqipëria

Tahiri: Deputetët e opozitës të enjten flasin për varfëri, ndërsa fundjavën e kalojnë jashtë vendit

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 18:47
Saimir Tahiri

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, gjatë fjalës së mbajtur në seancën e ditës së sotme, ku po diskutohet buxheti i vitit 2017, ka akuzuar opozitën duke e cilësuar si hipokrite.

Tahiri ka theksuar se deputetët e opozitës, flasin çdo të enjte për varfërinë në Shqipëri, ndërsa të nesërmen i hipin avionit për të kaluar fundjavën jashtë vendit.

“Sa më shumë të shpifni ju aq më shumë ka mundësi ka të dalë nga ky parlament e vërteta. Sot flasim për buxhetin e vitit tjetër dhe në çdo parlament ka pasur plot debate që zgjasin me ditë dhe javë, për ta bërë buxhetin më të mirë dhe funksional. 

Por kërkund dhe kërkund vërtetë mua nuk më ka hasur që një opozitë edhe ditën kur debatohet buxheti për shqiptarët të errësohet aq shumë sa të shpifë. Kjo sepse hipokrizia është kthyer në sport, në sportin e së enjtes. E enjtja dita e sportit të hipokrizisë. Çdo të enjte flitet për varfërinë, por të premten ka ca që ikin për fundjavë jashtë vendit. Ka ca të tjerë që fëmijët thyejnë rrjetin me foto luksi”, tha Tahiri.

Kreu i ministrisë së Brendshëm në fjalën e tij, ka rikujtuar se ishte qeveria e shkuar që e zhyti vendin në borxhe dhe e la në varfëri të madhe.

“Në llumin e padrejtësisë ju fitoni! Jeni kampionët e padrejtësisë. Jeni qeveria e kaluar që zhytët vendin në borxh. Padrejtësi për të gjithë, në tutelën dhe mbështetjen tuaj, të ish-qeverisë deri tek qytetari i fundit i Shqipërisë”, tha Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat