Integrimi, 7 deputetë kërkojnë interpelancë me Ramën

Shqipëria

Integrimi, 7 deputetë kërkojnë interpelancë me Ramën

Më: 19 dhjetor 2016 Në ora: 16:42
Kërkesa e deputetëve

7 deputetë, përfaqësues të forcave të ndryshme, i kane kërkuar Kuvendit interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama, lidhur me çështjen e hapjes se negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Sipas tyre mos caktimi i një date për hapjen e negociatave nga Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian, për shkak të mospërmbushjes së pesë kritereve të përcaktuara në të gjitha dokumentet lidhur me vendin tonë, është shqetësuese.

Deputet Blushi, Patozi, Hafizi, Shehi, Dule, Duka e Ndoka shkruajnë në kërkesën e tyre se “hapja e negociatave me BE është çështje prioritare e politikës sonë, prandaj në kërkojmë interpelance urgjente me Kryeministrin e vendit lidhur me veprimtarinë e tij dhe të Qeverise në këtë proces”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat