Rama takon familjarët e 4 viktimave të 21 Janarit dhe pranon: Drejtësia është vonuar për ju!

Shqipëria

Rama takon familjarët e 4 viktimave të 21 Janarit dhe pranon: Drejtësia është vonuar për ju!

Më: 21 janar 2017 Në ora: 13:52
Pamje nga takimi

Kreu i qeverisë Edi Rama në pritjen që ka mbajtur në kryeministri me familjarët e viktimave të 21 janarit është shprehur se drejtësia është vonuar për fajtorët e vrasjeve.

“Ato 4 jetët e humbura kërkojnë drejtësi.  Vrasjet e 21 janarit dhe viktimat e pafajshëm, u bënë nxitja më e fortë mes shumë të tjerave, arsyeja me e fortë e shumë arsyeve për të ndërmarrë ne reformën më të thellë të dritësisë në këtë vend. 21 janari mbetet një motiv i patjetërsueshëm”, tha Rama. 

Ndër të tjera, ai ka vënë theksin te Reforma në Drejtësi, që sipas tij do të ndëshkojë fajtorët.

“Askush sot nuk ka më frikë të protestojë përpara kësaj godine për diçka që e çmon të rëndësishme për të protestuar me apo pa të drejtë në këndvështrimin e atyre që janë brenda në godinë por me bindjen se në fund e drejta e secilit për të protestuar është një e drejtë jo vetëm e fituar me Kushtetutë por dhe e pacënueshme për askënd qysh prej 21 janarit”

“Drejtësia për 21 Janarin është më afër me reformën në drejtësi. Vrasjet e 21 janarit dhe viktimat e pafajshme të plumbave të shtetit u bë arsyeja më kokëfortë mes shumë arsyeve për të ndërmarrë reformën më transformuese në këto 25 vjet. 21 janari mbetet motiv i motiveve që jo vetëm ta çelim kantierin e kësaj reforme që pështjelloi në mënyrë të veçante politikën shqiptare por dhe ta çojmë përpara nga Kushtetuta si letër dhe ligjet e shkruara në ligjshmërinë e jetës së përditshme të qytetarëve”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat