Betohen dy deputetët e rinj në Kuvendin e Shqipërisë

Shqipëria

Betohen dy deputetët e rinj në Kuvendin e Shqipërisë

Më: 26 janar 2017 Në ora: 12:06
Kuvendi i Shqipërisë

Janë betuar dy deputetët e rinj në Parlamentin e Shqipërisë të cilët kanë marrë mandatet e ish deputetëve Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri, të dy të qarkut të Vlorës.

Kështu pas heqjes së mandateve në Kuvend tashmë përfaqësues të elektoratit të Vlorës do të jetë Flamur Çela që do të zëvendësojë të larguarin shkëlqim Selami si dhe Edmond Zejno deputeti i ri i PDIU-së do të zëvendësojë Dashamir Tahirin.

Dy ish deputete humben mandatet pas vendimit të KQZ, në lidhje me ligjin e dekriminalizimit,  për të cilin Selami dhe Tahiri nuk kishin deklaruar dënime të mëparshme në jetën e tyre në jashtë Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat