“Është ndaluar dhe kontrolluar nga policia makina e ministrit Lefter Koka”

Shqipëria

“Është ndaluar dhe kontrolluar nga policia makina e ministrit Lefter Koka”

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 11:58
Lefter Koka

“Është ndaluar dhe kontrolluar makina e ministrit të Mjedisit Lefter Koka, kur brenda saj ka qenë edhe bashkëshortja. Më pas me policë me të maskuar e kanë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Durrësit”.

Këtë ngjarje që është mbajtur e fshehtë për publikun e ka zbuluar mbrëmë në emisionin “Të PaEkspozuarit”, gazetari investigativ Artan Hoxha. Sipas tij, ngjarja ka ndodhur pak kohë më parë dhe i pranishëm ka qenë edhe shoqëruesi i ministrit, punonjës i Gardës së Republikës.

Ai është shoqëruar dhe liruar nga policia.

Sipas gazetarit, për këtë është diskutuar edhe në mbledhjen e qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat