Ish-Kryeministri Berisha i del në mbrojtje ministrit Tahiri

Shqipëria

Ish-Kryeministri Berisha i del në mbrojtje ministrit Tahiri

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 23:48
Ish-Kryeministri Sali Berisha

Askush nuk do ta kishte imagjinuar se personi që sulmon më shumë ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, sot do t’i dilte në mbrojtje.

Ish-Kryeministri Sali Berisha kësaj radhe i ka dalë në krah Tahirit në lidhje me grabitjen e djeshme të parave në bankës.

Ish-Kryeministri sqaron se epitetin e mediave “turpi i Ramës”, Tahiri e meriton plotësisht por e kundërta do të ishte më e drejtë.

Statusi në Facebook i ish-Kryeministrit Sali Berisha:

Portalet e ofendojne Saje qorrin duke e quajtur turpi i Rames!

Miq, tek po ju hidhja nje sy portaleve sot shof se disa prej tyre nuk e mora vesh sepse shkruanin se turpi i Rames eshte Saje qorri. Per here te pare dhe te fundit me duhet ti dal zot Sajes dhe jo se ky nuk meriton cdo epitet, cdo cilesim, absolutisht i meriton. Ai eshte i pershtatshem per ti thene çdo fjale te fjalorit tone. Por ajo qe une nuk mund te pranoj kurre eshte se Saje qenka turpi i Rames nderkohe qe ne cdo aspekt, ne cdo krahasim absolutisht ne cdo kandar dhe ne çdo dimension Rama eshte turpi shumfish i Saje qorrit.

Keshtu qe te shkruash se turpi i Rames eshte Saje qorri perpiqesh me qellim, pa qellim te shpelash sadopak Ramen por ne fakt me se paku e bene vehten qesharak per te mos rrjeshtuar gjera te tjera. sb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat