Zbulohet arsyeja pse ministri Beqaj ishte "tap" në Shkodër

Shqipëria

Zbulohet arsyeja pse ministri Beqaj ishte "tap" në Shkodër

Më: 11 mars 2017 Në ora: 22:38
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj

Gjatë një aktiviteti dje në Shkodër ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj zor se u kuptua për fjalët që tha. Ai thuajse fliste përçart, çka nuk i shpëtoi edhe syrit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Beqja i bere tape apo kur u ndane kaq i dhane?! Gjejeni vet!”, shkruante deputeti demokrat në Facebook ku shpërndau edhe videon nga takimi. 

Por sot, kur në mediat shqiptare kanë shpërthyer lajmet për shkarkimin e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ndryshime të tjera surprizë që pritet të ndodhin në qeveri, ish-këshilltari i Fatos Nanos, Ylli Dylgjeri, shkruan në Facebook: “Tani e kuptova pse Bejqja fliste përçart dje në Shkodër...”

Kujtojmë se Ilir Beqaj është zgjedhur nga kryeministri Rama si koordinator i fushatës së PS-së në Kukës, e sic përflitet nga burime konfidenciale, ministrat e tjerë që do të shkarkohen janë pikërisht ata që kanë lidhje me fushatën, për të pasur kështu angazhim sa më të madh për Partisë Socialiste në prag zgjedhjesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat