Edi Rama bën postimin e rrallë në ‘Facebook’, çfarë ka ndodhur me gjyshen në fotos

Shqipëria

Edi Rama bën postimin e rrallë në ‘Facebook’, çfarë ka ndodhur me gjyshen në fotos

Më: 25 mars 2017 Në ora: 10:15
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke i bërë reklamë punës, që sipas tij, është bërë në Sanatoriumin e Tiranës.

Rama ka publikuar një foto të një gjysheje të ulur në stolin që ndodhet në oborrin e spitalit, sipas tij, tashmë të rilindur.

Postimi i plotë

MIRËMËNGJES

dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh plot dritë fisnikërie të kësaj gjysheje, në mjediset e rilindura të Senatoriumit të Tiranës. Falë reformave për të bërë shtet sot të gjithë gjyshet dhe gjyshërit, si në qytet ashtu edhe në fshat, marrin një pension 8.2% më të lartë se në 2013. Shume më shumë mbetet ende për të bërë dhe do të bëhet se s’bën.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat