Duka: Jo në listën e PD për deputet, i hapur për koalicion me PS-në

Shqipëria

Duka: Jo në listën e PD për deputet, i hapur për koalicion me PS-në

Më: 22 maj 2017 Në ora: 22:19
Agron Duka

E para, ai tha se nuk pranon të kandidojë në siglën e Partisë Demokratike si deputet dhe e dyti tha se pas zgjedhjeve është i hapur të bëjë koalicion me Partinë Demokratike.

Pjesë nga deklaratat:

Duka: Duhen shumë më tepër numra për të nxjerrë një mandat. Jemi në diskutime me strukturat dhe deri nesër mendoj do të vendosim dhe nëse do të vendosim deri  pasnesër do të regjistrohemi në KQZ.

Tare: Do dilni më vete?

Duka: Meqë është hera e parë ju e keni të mërkurën dua them nëse do hyjmë realisht. Është më tepër ideja për të hyrë në zgjedhje vetëm. Edhe strukturat aq sa kemi, mendojnë se duhet të provohemi si PAA. Prevalon më tepër kjo mundësi.

Tare: Çfarë negocioni me PD-në?

Duka: Nëse do të bëhet fjalë për emrin tim që të jem në listë, nuk e pranoj sepse më duket sikur i fus në grackë gjithë ata që kanë ardhur pas meje, jo vetëm pas meje por pas asaj kauze. Merremi me zhvillimin rural, me mjedisin. Nëse unë do të pranoja të isha në listën e PD-së vetëm, e para do të ndjehen të tradhtuar ata që kanë kaq kohë që na vijnë mbrapa. E dyta, natyrisht do isha besnik stemës së PD-së dhe nëse dal më vete duke marrë një ose dy mandate pastaj do të vendosim se me kë do të bëjmë koalicion.

Tare: PD ju tradhtoi me atë marrëveshje me PS-së

Duka: Për mua shyqyr që u arrit marrëveshje. Nuk besoj se u tradhtuam por ishte një marrëveshje e sforcuar. Për zt.Rama ishte e pa negociueshme data. Ne ishim viktimat dhe ne duhet ta marrim me gaz këtë punë.

Tare: Ju thatë se nëse dilni vetëm në zgjedhje nuk keni pse të jeni në koalicion me PD-në…

Duka: Absolutisht nuk kam asnjë lloj detyrimi.

Tare: Do të thotë të bënin koalicion me PS-në?

Duka: Pa dyshim! Ai pranon që të zgjidhë problemet që kemi në programin tonë, sidomos subvencionet direkte, ne mund të bëjmë koalicion me një nga ato forca.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat