‘Kush do zhvirgjërohet e kush do qepet’? Rama jep përgjigjen surprizë

Shqipëria

‘Kush do zhvirgjërohet e kush do qepet’? Rama jep përgjigjen surprizë

Më: 23 maj 2017 Në ora: 08:57
Kryeministri shqiptar, Edi Rama

Votimi i djeshëm në Parlament, ku si pasojë e marrëveshjes së 18 majit mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Bashës u bënë ministra 6 kandidatura të PD-së, komentuesit e shumtë i janë vërsulur Ramës në ‘Facebook’.

Atë e kanë pyetur Ramën, se çfarë do të thotë drejtësi kur nuk dënohet ish-kryeministri Sali Berisha, si dhe nëse PS-së do të qeverisë me PD-në. 

Komentuesi: Politika i nderuar Zoti Kryeminister ka nje emer qe kultura ime nuk mund ta shprehi,po qe jam i sigurt qe ju e kuptoni,per arsyen se ju kam besuar aq shume si nje qytetare qe e do drejtesine do mundohem t’ju besoj,po ajo marveshja me Lulin me bie pak ere (qofsha i gabuar)…nuk ka drejtesi ne Shqiperi po nuk u fut Saliu dhe Luli brenda.

Rama: Artan, kulturen tende nuk e njoh dhe nuk e di sa e gjere eshte, por di te te them qe sot duhet te jesh nje shqiptar i gezuar per cka ka ndodhur, ndersa dyert e burgjeve mor mik as i hapin e as i mbyllin partite me marreveshjet e tyre ne demokraci, po DREJTESIA! Dhe DREJTESIA qe s’pyet per partite, lind me VETINGUN! Keshtu qe mbase ky eshte nje kontribut modest ne kulturen tende dhe sa per politiken, politika eshte nje force negative kur perdoret per qellime te keqia dhe nje force pozitive e pazevendesueshme kur perdoret per qellime te mira! Naten Artan

Komentuesi: Tash s ju ka met ma kerkun ku me e zbatu ket reformen n drejtsi, veq te naj fshatar i shkret qe del shit naj shishe qumsht,a naj pul,a naj tuf majdanoz, se disa emna qe jan antar te ktyne komisioneve te famshme duhet me ken te akuzum jo akuzus. Ksaj i thojn pi raki skrapari, e shperlaje me lladh, ose laj M me Sh.

Rama: Dardan, s’paske kuptue asgje miku im, sepse keto komisionet e famshme sic i quan ti, nuk jane gjykata qe do bejne akuza, po thjesht do perzgjedhin ekspertet nga lista e verifikuar prej Operacionit Nderkombetar te Monitorimit! Qe do te thote se rakine e Skraparit dhe ato lengjet e tjera nuk eshte mire t’i ngaterrosh me njera-tjetren e as ta kthesh ne muhabet rakie, nje moment historik per drejtesine si ky!

Komentuesi: Mjekra nuk të bën profesor dhe as peneli jurist PD e ka votuar vettingun qe ne 22 korrik 2016 kur u miratuan ndryshimet kushtetuese. Sot u miratuan anetaret e opozites ne komisionet parlamentare “ad hoc”, te cilet me pas do zgjedhin sipas nje formule kushtetuese qe kerkon shume kohe, anetaret e Komisionit te Pavarur te Kualifikimit (12 anetare), dy Komisioneret Publike dhe Kolegjin e Apelimit (6 anetare), te cilet pasi te miratohen serish nga parlamenti ne seance plenare me 3/5, dhe pasi te sistemohen me zyra do nisin kontrollin e figurës së gjyqtarëve që do të zgjasë si procedurë kushtetuese deri në 9 vjet….

Rama: nese ky eshte teater sic thua zotrote, te siguroj qe fejsbuku nuk te ben regjizor dhe do te duhet te pranonim qe vete Bashkimi Europian eshte nje teater, por fatmiresisht nuk jemi te detyruar as ta mendojme e jo me ta pranojme kete, sepse e dine mire vendet qe kane kaluar nga rruga e kesaj reforme te thelle se vetem teater s’eshte kjo pune! Sa per 9 vjetet qe s’di ku i ke gjetur ti, po mbase e ke nga futbolli si numer, mos u merzit se do llafosemi pas 9 muajsh bashke prape

Komentuesi: kot fare,u be bajat vetingu ne gojen tende.per ke do behet Vetingu? Meta president, basha+berisha+rama bashkqeverisje…deshe s’deshe qeverine teknike e bere,zgjedhjet i shtyve, vetem veten tende nuk hoqe.Te pakten mos dil me ne tv te besh deklarata e premtime se e dime qe sdo i mbash…

Rama: Remila, shtyrja nje jave e zgjedhjeve eshte afat ligjor plotesisht normal dhe kete e kisha thene me kohe. E dyta, qeveri teknike do te thote dicka krejt tjeter, po kete duhet ta mesosh duke lexuar se s’ta mesoj dot une ketu. E treta, nese do lexosh qeverine teknike lexo edhe cfare eshte bashkeqeverisja me kete rast. Sa per deklaratat e premtimet e mia, i’a leme kohes me mire, po fiksoje ne koke nje gje: Keto zgjedhje do jene te cliruara nga pesha e shtetit dhe e kontestimeve te procesit! Te duket pak apo s’e kupton fare qe eshte me shume se c’eshte bere ne 27 vjet?! Mendoje sidoqofte

Komentuesi: D.m.th kjo marreveshja paska qene qe Saliu ti shpetoje drejtesise pa te votoje vetingun.?!!! Nc, nc, nc, nc…….. Dhe nderkombetaret dakord patjeter?!!! Po populli?!!!!!! Apo çe deshe!!!!

Rama: Dmth kjo marreveshja Aleksander eshte qe ti te hapesh veshet e te degjosh cfare thuhet qe mos flasesh brockulla! Sepse Vetingu mor zoteri qe i qan hallin popullit, ishte bllokuar pikerisht sepse Saliu dhe PD nuk kishin votuar pjesen e tyre te detyrimit kushtetues! Perndryshe per cfare u vonuam dhe sipas teje cfare duhet te benim ne nese s’benim kete marreveshje qe eshte fiks per te miren e Shqiperise e te popullit, jo per te shpetuar ndokend nga drejtesia… Dhe po te kujtoj Aleksander, qe drejtesine nuk e ben qeveria shyqyr Zotit se nuk jemi ne diktature, po e bejne gjykatat dhe prokuroria e pastruar nga Vetingu! Kuptove Aleksander?

Komentuesi: Z,rama 1 pyetje kisha per ju,blushi foli per bashkqeverisje,ju per tepsia,paloka per zhvirgjerim e qepje ,berisha per xhelozi e dashuri,vetingu u votua,,,,,tani kush do zhvirgjerohet e kush do qepet?

Rama: Adriatik kjo nuk eshte linje hot dhe mbase u drejtohesh personave qe ke permendur, per te marre shpjegime lidhur me kuriozitetin tend! Bashkeqeverisje e zgjedhjeve, po, e vertete. Bashkeqeverisje politike, jo, genjeshter! Per mua ka rendesi qe u votua Vetingu, te tjerat jane per muhabet rakie ne klubet e katundit te politikes e medias.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat